HABlT tiransja: I DASHURl im ka edhe mua edhe gruan që na mban ë mban si princesha

66

Lidhja me burra të martuar është një nga fenomenet jopozitive që ndodhin në shoqërinë tonë, ashtu si në çdo shoqëri tjetër. Megjithatë të shumta janë vajzat që zgjedhin këtë mënyrë jetese.

Në një lidhje të tillë është përfshirë edhe një e re që jeton në Tiranë, e cila thotë se është e lumtur me zotërinë e martuar, pasi ai e mban si princeshë.

Por vajza ka një problem dhe për këtë arsye kërkon mendimin e gjithë ndjekësve të JOQ Albania.

Sipas saj i dashuri është shumë xheloz dhe ndonëse i jep çfarë do ajo nga ana materiale, ai po e kufizon për të dalë nga shtëpia.

Ajo kërkon një mendim të sinqertë nga kushdo që lexon letrën ndërsa thekson se është mërzitur nga kjo lloj jete.

Vajza shkruan:

Pershendetje JOQ Albania.Jam nje vajz e re,24 vjece, e dashuruar me nje zoteri shum të pasur. Ai esht familjar, por jemi shumë te lidhur me njeri -tjetrin, problemi eshtë se është shum xheloz dhe nuk më le të dal fare as nga dera e shtëpisë.

Më ndjek në çdo moment, unë e dua shumë, por mendoj qe duhet te ndahem, jam mërzitur duke e pritur atë për të dalë me dikë, apo për të shkuar në ndonje vend. E theksoj qe më mban shumë mirë si princeshë, per çdo gje mi ploteson, por problemi eshtë qe ndihem e vetmuar.

Pasi jam larguar nga shoqeria nga shoqet e mia me te ngushta dhe nuk di cfarë te bej. Ndihem shumë e merzitur me këtë lloj jete. Nuk dija ku të shprehesha të merrja nje mendim. Kush mund te me japë një mendim te sinqertë: të vazhdoj lidhjen te jetoj si princeshë e vetmuar apo te ndahem dhe te jetoj jetën time e varfër dhe e lumtur?”