“Familja mendon se jam ç mendur”, 23- vjeçarja paguan 15 mijë paund për…

110

Një vajzë e re ka lënë të befasuar familjen dhe miqtë pas vendimit të saj të fundit, me miratimin e të atit.

Nadine Anderson, nga Mbretëria e Bashkuar, ka mbuluar me tatuazhe rreth 90% të trupit të saj, madje duke zgjedhur që pjesën më të madhe të lëkurës ta ngjyrosë në ngjyrë të zezë, pa bërë asnjë dizajn.

Ajo tregon se ka adhuruar gjithnjë tatuazhet që babai i saj ka pasur, dhe dhurata që i ka kërkuar në moshën 18-vjeçare ka qenë pikërisht që edhe ajo të bënte disa.

“Ai më tha se nëse mendoj se kjo është mirë për mua dhe nuk më shkakton asnjë problem, atëherë mund të vazhdoj dhe të bëj sa të dua”.

Pamja e saj sot është shumë e çuditshme, ndërsa thotë se një pjesë e familjes së saj dhe miqve mendojnë se është ç.mendur që ka përfunduar në këtë fazë.

Anderson nuk e v.ret aspak mendjen për k.omentet ne.gative, teksa thotë se ndihet rehat dhe i pëlqen përfundimi.

Të gjitha këto tatuazhe i kanë kushtuar asaj plot 15 mijë paund.

Në rrjetet sociale, komentet ndaj saj nuk kanë qenë shumë pozitive, por 23-vjeçarja thotë se nuk shqetësohet aspak dhe se çdokush ka të drejtë të bëjë ç’të dojë në jetën dhe trupin e tij.

Care assistant spends £20,000 to cover 90 per cent of her body in tattoos -  Mirror Online

Scottish model Nadine Anderson has spent over $20,000 to cover herself in  tattoos

Daddy's girl" gets 90% of her body tattooed in an emotional tribute | TAG24