Bregdeti shqiptar është mbushur plot e për plot me turistë nga e gjithë bota. Por jo çdo gjë shkon mirë për ta. Nuk është hera e parë që në jug të Shqipërisë ata të hasen me probleme, duke filluar që nga pronarët e hoteleve, e deri tek pushuesit e tjerë.
Së fundmi në rrjet po qarkullon një video e kapur në Himarë, ku dy të rinj konfr.ontohen me një turist. Mesa shohim në video, turisti është duke ecur në punën e tij, teksa një nga djemtë e ndjek për ta god.itur.
Ata janë konfli.ktuar me fjalë dhe më pas djali tjetër shqiptar ka tërhequr shokun e tij për të lënë të qetë turistin me ngjyrë. E pra, nga bregdeti i bukur pushuesit, duhet te përballen me të papriturat e njerëzve.
Duhet të themi se nuk e dimë saktësisht se çfarë ka ndodhur mes tyre, domethënë nëse turisti mund të ketë kryer më parë një veprim jokorrekt, që ka ngjallur reagimin e tillë të djalit. Gjithsesi, dh.una nuk ka asnjëherë justifikim.