Burrat dhe gratë nuk janë të njëjtë, madje as për nga inteligjenca. Në ‘luftën e pafund mes gjinive’, përdoren thëniet “Gratë janë më të zgjuara” dhe e kundërta “Burrat janë më të zgjuar”. Kjo i lë të dyja gjinitë të pakënaqura.
Tani ekziston një thënie tjetër, e cila mund t’i bëjë të bien dakord burra e gra: “Burrat janë edhe më inteligjentë dhe më budallenj se gratë”.
Duket si pa kuptim, por në të vërtetë është një shprehje popullore të cilën e mbështet edhe shkenca, veçanërisht statistika, e cila përdor dy grafikë për të ilustruar inteligjencën mashkullore dhe femërore. Grafiku i parë është më i gjerë, i dyti më i ngushtë.
Përkthyer në terma të thjeshtë, burrat kanë një gamë më të gjerë inteligjence, që përfshin edhe limitet e dy poleve ekstreme: gjenialitetin dhe budallallëkun.
Sipas studiuses Schrager, në shoqërinë tonë, ka një predispozitë të ndryshme ndaj burrave dhe grave. Për shembull, për një burrë me një diplomë çfarëdo, mjafton të ketë ndjekur qoftë edhe një kurs në matematikë, për të deklaruar veten gjeni në këtë temë. Ose, veshja e pazakontë nga ana e një burri, është një tregues i krijimtarisë dhe një personaliteti të ndritshëm, ndërsa për një grua veshja e pazakontë është e pafalshme.
Si përfundim: është e kotë të përpiqesh të vendosësh se kush ka lindur i pari, pula apo veza. Po kështu, është e pamundur të përcaktohet saktësisht nëse burrat apo gratë janë më të zgjuar – dhe nuk ka rëndësi.
Është një çështje komplekse, në të cilën janë përzier shekuj të kushtëzimit shoqëror dhe mbi të cilën shkenca ende po punon.
Tani për tani, mjafton të dimë, faktin e parëndësishëm, se inteligjenca mashkullore është e ndryshme nga inteligjenca femërore.
Për t’u qepur gojën zonjave “Unë di gjithçka”, duke konsideruar statistikat, dy polet ekstreme të inteligjencës dhe budallallëkut, u përkasin burrave. Burrat janë edhe më të zgjuar dhe më budallenj se gratë”, kjo është e vërteta, çfarëdo kuptimi të ketë.