Me tepsi përpara duke ndarë byrekun, Ema Andrea ironizon bukur deputetët (FOTO)

57

Nuk i kemi të largëta ditët kur çdo kandidat nga çdo palë u bë aq njeri i thjeshtë. Takohen me fshatarë, fëmijë, fermerë, shokë fëmijërie, të panjohur, madje edhe me fëmijët e tyre shfaqen më shumë.

Deri në një masë është një proces normal kudo në botë, kur kërkon vota duhet të shpalosësh anët më të mira. Por prapë ka një kufi mes të qenit një kandidat që kërkon të japë më të mirën dhe atij që sforcohet e bëhet bajat.

Ema Andrea veç me një foto dhe një fjali, na e kujtoi atë që shohim gjithmonë dhe e harrojmë kur mbarojnë zgjedhjet. “Tani jam kandidate për deputete”, shkruan ajo.

Një pyetje kemi? Tani që mbaroi fushata çfarë mungon në Facebook dhe Instagram? Asgjë, thjesht dashuria dhe thjeshtësia zëvendësohen me heshtje, indiferencë edhe në jo pak raste arrogancë. Tani nis puna për të ndarë tepsinë e Emës.