Ofendoi qenin e tij, anglezi dënohet me arrest shtëpie nga gjykata

58

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Britaninë e Madhe. Sipas Daily Mail, 23-vjeçarim Joshua Ponsford u dallua në një video, pasi ai fyente verbalisht qenin e tij, Rottweiler Lulu.

Si pasojë, ai u dënua nga gjykata me gjashtë javë arrest shtëpie, në varësi të ligjit ndaj pronësisë së kafshëve.

Joshua gjithashtu duhet të plotësojë një kërkesë 20-ditore për aktivitete rehabilituese dhe duhet të paguajë 200 paund.

Ndërsa qeni aktualisht është dërguar në Qendrën e Shpëtimit të Kafshëve në Bristol, ku ende po kalon rehabilitimin.

Ndërkohë në video, 23-vjeçari dëgjohej duke i bërtitur kafshës së tij: “Hyr në shtratin tënd… tani dhe qëndro aty. Jam lodhur nga lodrat e tuaja”.