Kurioziteti që na sjell shkenca: Marrëdhëniet me diferencë të madhe moshe janë të shëndetshme

91

Dashuria është e verbër, sidomos kur bëhet fjalë për moshën. Çiftet po provojnë se një diferencë prej 17, 25, madje edhe 32 vite, nuk ka pse të jetë arsye për t’u trembur.

Në fakt, studimet tregojnë se çiftet heteroseksuale me diferencë moshe mes tyre kanë përfitime, edhe pse vuajnë nga stigmat e shoqërisë, sërish mund të lulëzojnë shëndetshëm dhe të krijojnë familje të lumtura.

Si fillim, diferencë e madhe moshe konsiderohet nga 10 vjet e më shumë dhe kjo është më e zakonshme nga sa mendojmë ne. Një sondazh i vitit 2017 tregon se 8% e meshkujve janë martuar me femra 10 vite më të reja, ndërsa 2% e femrave janë martuar me meshkuj më të rinj.

Por, kjo lloj marrëdhënieje ka përfitimet e saj. Së pari, rreziku i ndërrimit të jetës së bashkëshortit ulet me 11% në rastet kur gruaja është 7-9 vite më e re. Një teori tjetër, është që ata janë më pak të ekspozuar ndaj atakut kardiak, infarktit dhe kancerit, pasi gratë i frymëzojnë për të qenë të shëndetshëm dhe në formë.

Femrat kanë tendencën të jenë më të përkushtuara dhe të kënaqura me marrëdhënien e tyre kur partneri është 10 vite ose më shumë më i madh se ato. Gjithashtu, kanë një rol më dominues në këto marrëdhënie, çka i bën ato të ndihen të pushtetshme.

Gjithsesi, si në çdo marrëdhënie tjetër, ka disa sekrete dhe sfida që të funksionojë: VENDOSNI NJË QËLLIM TË PËRBASHKËT, JINI TË VËMENDSHËM NDAJ PROBLEMEVE SHËNDETËSORE, ZGJIDHNI ÇEKUILIBRAT FINANCIARË, INVESTOJUNI TE FAMILJA DHE MIQTË PËR TË PASUR MBËSHTETJEN E TYRE