Në rrethin Erciş të Van, Kocapınar Mahallesi, pamjet e stafit që punonin në furrën e bukës janë bërë virale.
Imazhet e marra në furrën e bukës në Kocapınar Mahallesi, ku dy persona luanin me brumin e bukës, shkaktuan reagime në mediat sociale.
Ndërsa një nga stafi e goditi brumin dhe e hodhi së pari në dysheme pastaj në tavan, tjetri mall.koi dhe regjistroi ato momente.
Kjo bëri që inspektorati i komunës të veprojë duke e gjobitur me mbi 3000 euro furrën e bukës. Edhe tre punëtorët e përfshirë në këtë skan.dal u dënuan secili me mbi 330 euro.