Një shqiptar hero në Finlandë, shpëton çiftin e moshuar nga zjarri

64

Gazeta finlandeze, “Helsingin Sanomat”, raportoi të enjten për një zjarr të madh që shpër.theu në Minttutie të Finlandës, të mërkurën në mbrëmje.

Nga zjarri u shkat.ërrua tërësisht një shtëpi. Një shqiptar thuhet se ndihmoi një çift të të moshuarve që të shpëtonte nga zjarri.

Banorët e lagjes thanë se ofruan ndihmë për personat që ndodheshin në shtëpi para se të arrinin zjarrfikësit. Juha Virolainen nga Departamenti Qendror i Shpëtimit, tha se shtëpia ishte në zjarr të plotë kur zjarrfikësit arritën në vendin e ngjarjes.

Mërgim Halili, i cili jeton në lagjen ku u dogj shtëpia, tha se ai dhe e dashura e tij ndihmuan që një çift i moshuar të largohej nga objekti, shkruan Helsingin Sanomat.

Ai shton se panë tym që dilte nga shtëpia dhe se shkuan për të shikuar se çfarë po ndodhte. Pasi zjarri u bë më i madh, ata vendosën që të shikojnë nëse ka mbetur ndonjë njeri brenda.

Sipas Mërgimit, të moshuarit e hapën derën kur ky dhe e dashura trokitën. “Dukej se ata nuk ishin të vetëdijshëm për zjarrin”, tha ai.

Sidoqoftë, të rinjtë arritën që ta ndihmojnë çiftin për t’u larguar nga ndërtesa që po mbulohej nga flakët, ndërsa kalimtarët e tjerë trokitën në dyer e dritare të tjera për t’u siguruar që askush nuk është më brenda.

Zjarrfikësit thanë se në vendin e ngjarjes u dërguan mbi dhjetë njësi shpëtuese dhe se puna e tyre zgjati rreth dy orë e gjysmë.