Një grua e moshuar në Brazil iu dorëzua me duart lart një grabitësi por, për habinë e saj, mori një puthje në ballë.
Pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë në një farmaci tregojnë disa grabitës teksa i kërkonin para punonjësit pas banakut.
Gruaja e moshuar, e cila banon tek shtëpia ngjitur me farmacinë ngriti duart dhe i tha grabitësit se do t’i jepte paratë që kishte me vete.
Por, grabitësi i armatosur, e kapi tek shpatulla dhe duke u munduar që ta qetësonte i dha edhe një puthje në ballë.
Incidenti ka ndodhur pasditen e së martës në qytetin e Amarante-s.
Më pas, e moshuara, u afrua dhe ofroi t’i jepte paratë e saj. Por grabitësi i refuzoi.
Ai i kishte thënë gjyshes:
Jo zonjë, rri e qetë, nuk i dua paratë e tua.”
Më pas i dha edhe një puthje në ballë. Hajdutët u larguan nga farmacia me 240 dollarë dhe sende të tjera me vlerë.