“EURO 2021”/ GRUAJA HUMB PUNËN, SHEFI I SAJ E PA DUKE FESTUAR NË TELEVIZOR

103

Një tifoze kërkonte me çdo kusht të shikonte gjysmëfinalen Angli-Danimarkë.

37-vjeçarja nga Bradford, Nina Farooqi u shtir si e sëmurë në punë, për të marrë leje.

Por në vend që të shkonte në shtëpi, ajo iku në stadium për të shijuar ndeshjen.

Televizori e nxori zbuluar sepse ajo u kap nga kamerat kur brohoriste e festonte për golin e Harry Kane që çoi Anglinë në finale.

Biletat e fituara në minutat e fundit

Shoqja e Ninas kishte fituar dy bileta në minutat e fundit për të parë ndeshjen.

Nina e dinte se shefi i saj nuk do e linte të ikte, pasi kishin pak staf.

Atëherë ajo vendosi që të kërkonte leje duke thënë se ishte sëmurë.

Për ters, kur Anglia barazoi rezultatin, kamerat e fiksuan atë duke festuar.

E pyetur nga gazetat, ajo tha se i vjen keq që e humbi punën.

Por shton se do ishte mërzitur më shumë po të mos e kishte parë ndeshjen.

“Do e bëja sërish,” tha ajo.