FOTOT/ VILA LUKSOZE E ERDOGANIT, KUSHTOI 63 MLN EURO DHE KA 300 DHOMA

95

Përfundon tërësisht së ndërtuari shtëpia e pushimeve të Presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan.

Shtëpia luksoze u ndërtua në Marmaris dhe njihet për publikun si “Pallati i Verës”.

Sefik Birkiye, arkitekti i kampusit, ndau imazhet e para të projektit që e kishte kërkuar presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

Sipas gazetës Sozcu, projekti që filloi në vitin 2018, ka kushtuar rreth 640 milionë lira turke (63 milionë euro), raporton cumhurriyet.

Rezidenca e presidentit të 8 të Turqisë, Turgut Ozal në Gjirin Okluk, rrethi Marmaris i Muglas, ku ai kaloi pushimet verore u shkatërrua dhe kampusi i ri u ndërtua në një tokë me sipërfaqe prej 92 hektarësh.

Në afërsi të Pallatit të Verës, ku ka pesë ndërtesa të madhësive të ndryshme në tre blloqe, ndërsa një zonë prej 10,966 metrash katrorë u mbush me rërë dhe zhavorr të veçantë dhe u kthye në plazh.

Në fund të shtëpive njëkatëshe, gjithashtu ka pishina për not.

Ndërtimi i projektit, i cili u ndërmor nga Ronesans, përfundoi në fshehtësi të madhe gjersa ka 300 dhoma.

Ndryshe, kjo është shtëpia e tretë e pushimeve e presidentit përveç pallatit presidencial në Ankara.