Të bukurat e botës/ Aktorja që ka të rbuar burrat e botës pozon me të bijën: Kanë mb etur pa fjalë të gjithë

101

Ikona e bukurisë, Monica Belucci ka pozuar për herë të parë me të bijën e saj, Deva Cassel për kopertinën e revistës prestigjoze, Vogue Italia.

Mes tyre ka një ngjashmëri shumë të madhe, ndërsa kanë pozuar me një model të ngjashëm flokësh dhe me veshje identike nga marka e famshme “Dolce & Gabbana”.

Në intervistën për Vogue, Belucci foli për marrëdhënien me vajzën e saj të madhe. Aktorja pohoi se ajo dhe e bija nuk kanë kontradikta mes tyre, pasi ajo është shumë e kuptueshme për dëshirat apo nevojat e fëmijëve.

“Unë jam një nënë e dashur dhe përpiqem të pranoj të gjitha anët e Virgo-s (pseudonim i së bijës). Ajo është shumë e pavarur dhe e lirë. Që nga mosha 13 vjeç, ajo ka udhëtuar vetëm dhe flet pesë gjuhë. A e keni parë pamjen e saj? Ajo nuk ka fr ikë nga asgjë”, u shpreh ylli italian për natyrën e Deva-s.

Vajza e Monica Belluccit ka zhvilluar karrierën e saj të modelimit prej disa vitesh tashmë. Ajo ka bashkëpunuar me fushata reklamuese për marka si Cartier, Dolce & Gabbana, ndërsa vjeshtën e kaluar ajo u bë pjesë e kopertinës së revistës së famshme “Elle”.