SA DUHET TË PRESIM PËR TU FUTUR NË DET PASI KEMI NGRËNË

116

Duhet të presim 3 orë për tu larë pasi kemi ngrënë?

Mençuria popullore sygjeron të presim 3 orë pas vaktit të fundit.

Rreziku i shtruar gjithmonë është mbingarkesa, ose bllokimi i tretjes si pasojë e ndryshimit termik mes temperaturës trupore dhe asaj të ujit të detit.

Mbingarkesë që, duhet theksuar, nuk është një ekskluzivitet i hedhjes në det: rreziqe të ngjashme ka edhe pas konsumimit të një pijeje shumë të ftohtë apo në kalimin nga një ambjent i nxehtë në një me ajër të kondicionuar të lartë.

Në fakt, të dhënat shkencore mbi lidhjen mes vakteve para larjes dhe rrezikut të mbytjes janë të pakta, aq sa International Life Saving Federation e përkufizon të pabazë rekomandimin për të shmangur larjen pas ushqimit.

GJË E MIRË

Edhe pse rreziqet e mbytjes së vërtetë vijnë plotësisht nga shkaqe të tjera, dhe gjëja e mirë (sa kemi ngrënë, sa i ftohtë është uji) është metoda më e dobishme për rregullim, por duhet thënë se 3 orët kanonike të pritjes mes ushqimit dhe larjes nuk janë një rregull kujdesi i padobishëm.

KOHË TRETJEJE

Konsiderojme kohët mesatare të qëndrimit të ushqimeve në stomak: një lëngu frutash i duhet maksimumi 20 minuta për të kaluar në zorrë, frutat rreth gjysëm ore (20 minuta shalqiu, 40 minuta molla), perimet e gjalla 30-40 minuta, ato të bëra 45-50, patatet 60.

Karbohidratet në përgjithësi treten për rreth 1 orë.

Edhe qumështit dhe djathërave të freskët u mjafton 1 orë, ndërsa djathërat e stazhonuar duan edhe 4 apo 5 orë.

Nëse ushqimi i konsumuar është me bazë peshku, 1 orë është më se e mjaftueshme për tretjen, ndërsa për një biftek viçi duhen 3 apo 4 orë, dhe deri në 5 orë për biftekun e derrit./Përktheu: allnews.al