Perlot gruaja: Pas 11 vitesh martesë, burri nga Kukesi mbrëmë më kërkoi të bëja diçka që dhemb shumë

183

Një grua në prag divorci, e ka ndarë dhimbjen dhe tronditjen në një letër prekëse. Kjo është historia e rrëf yer.“Mirëmbrëma të gjithëve! Pas 11 vitesh martese, burri më tha mbrëmë se dëshiron të ndahet me mua.E pranoj, që kemi pasur disa probleme dhe keqkuptime gjatë këtyre viteve, por kemi qenë besnikë ndaj njëri-tjetrit. E këtu në Londër të jesh besnik është diçka e madhe.Jemi një çift pa fëmijë, aq shumë e doja një fëmijë, por tani pas lajmit që ai do ndarjen, them: Faleminderit Zot!

Gjithmonë ka qenë i rëndë në komunikim, por e kam duruar sepse unë e dashuroj burrin time.Para 11 viteve kisha dhe raste të tjera për të zgjedhur, me poste e me shkollë, por zgjodha burrin vetëm sepse më ngjiti zemra që kur e pashë në një fotografi. Ai atë kohë jetonte në Kukës, unë e mora këtëj dhe e bëra me dokumenta.Por me krizën që ka kaput vendin në vitet e fundit, ai herë ka pasur punë e herë jo. Po ashtu edhe unë.

Kemi qenë të dy të rënduar, si emocionalisht ashtu edhe ekonomikisht. Kjo situatë më ka shkaktuar edhe d.epresion, e zënkat me burrin vitin e fundit kanë qenë edhe për copën e djathit.Por prapë them se e dua dhe një martesë është përgjithmonë! Divorci nuk është zgjidhje! Burri më tha se dëshiron të ndahet sepse ndjehet prej shumë kohësh i vetmuar.Do ta nisë jetën pa mua sepse kështu po lëndohemi të dy.

Jam e lënduar se si mund të përfundojë kështu martesa jonë? Vërtet nuk kam qenë shumë e dashur këto kohë, por as ai nuk ka qenë.Çfarë më këshilloni, ta pranoj ndarjen?Nuk preferoj as të lutem, sepse një kthim i tillë do të ishte vetëm për hatrin tim…Jam e lënduar dhe akoma më shumë ndjehem bosh…”, shkruan ajo.