“Më la i dashuri dhe u dobësova”, këngëtarja shqiptare tregon historinë unike

79

Këngëtarja Silvana Rusi thotë për emisionin “Ora Verore” se nuk është ndjerë e bullizuar për peshën e saj. Ajo tregon se u dobësua, për tu ndjerë më mirë me veten dhe se njerëzit kanë tendencën t’i kujtojnë kohën kur ishte e shëndetshme.

Me shaka ajo thotë se u dobësua, sepse e la i dashuri dhe se u lëndua shumë. Ronaldo Sharka: A je bullizuar gjatë periudhës që ke qenë e shëndetshme?

Silava Rusi: Nuk jam ndjerë asnjëherë e bullizuar për peshën time, sepse jam njeri që kam shumë vetëbesim. Nuk e kam vrarë kurrë mendjen për këtë pjesë. Doja të dobësohesh sepse doja të ndihesha mirë me veten. Njerëzit kanë tendence ta kujtojnë kohën që ke qene me disa kile më shumë.

Ronaldo Sharka: Ti mund të thuash dhe se u ndava nga i dashuri, qava shumë, prandaj humba kile. Silvana Rusi: Ok, më la i dashuri dhe u dobësova sepse isha shumë e lënduar, thotë këngëtarja me shaka.