Një 28-vjeçare është fejuar me një të burgosur, i cili nuk mund të dalë nga qelia deri në vitin 2032. Wyatt dhe Kelly u njohën së bashku në një platformë, ku të dënuarit lënë kontaktet e tyre. Kelly, jeton në Holandë, por shumë shpejt, ajo shpreson të shkojë në SHBA për të takuar dashurinë e jetës së saj, që nuk e ka parë kurrë nga afër. Wyatt, ka bërë brenda në burg disa tatuzhe në lidhje me vajzën, madje duke zënë edhe gishtin e unazës me shkronjën K. Po njësoj ia ka kthyer edhe 28-vjeçarja.
Pas shumë letrave, shkresave elektronike e mesazheve, raporti i tyre u shndërrua në romancë.
I dënuari, e propozoi në një videocall 28-vjeçaren dhe ajo pranoi ndersa ata po planifikojnë që të martohen në burg në tetorin e këtij viti, më shumë se një dekadë para lirimit të tij nga burgu.
Prindërit e saj ia kanë dhënë pëlqimin marrëdhënies së pazakontë dhe çifti po planifikon të jetojë bashkë e të krijojë familje me fëmijë, kur Dentel të lirohet nga burgu.
Kjo ndoshta nuk është lidhja më e bukur që keni dëgjuar ndonjëherë, por është më e veçanta.
Burimi: DailyMail