PO BËN NAMIN NË BELGJIKË /KY ËSHTË SHQIPTARI QË ZOTËRON SEKRETIN E PATATEVE TË SKUQURA MË TË FAMSHME

89

Prej vitesh tashmë një shqiptar i ushqen belgët me patatet e skuqura më të famshme të Belgjikës. Kemal Vuçiterna, i cili drejton një nga dyqanet më të vjetra të patateve të skuqura në kryeqytetin belg, Bruksel për 33 vjet, tregoi se sekreti për patateve të mira të skuqura qëndron në llojin e patates, vajin e përdorur dhe teknikën e gatimit.

Vuçiterna, dyqani i të cilit gjendet menjëherë pranë kishës historike ”Notre Dame” në zonën turistike të Brukselit, Sablon, tashmë prej 33 vitesh përgatit patate të skuqura. I lindur në qytetin e Prizrenit, ai ka jetuar në Kosovë deri në moshën 15-vjeçare, ndërsa në vitin 1980 ka ardhur në Bruksel, me çka ka filluar historia e tij tek dyqani për patate të skuqura, të cilin xhaxhai i tij e kishte hapur para 47 viteve.

Kemal Vuçiterna
“Shkollën fillore e kam kryer në Kosovë. Kam mësuar turqisht. Pastaj në moshën 15-vjeçare erdha këtu te xhaxhai im. Kur erdha këtu, xhaxhai im punonte me një grek. Këtu mësova tre vite. Pastaj fillova të punoj këtu. Kur nuk kisha shkollë, vija këtu për të punuar. Historia ime filloi këtu. Unë nuk di të bëj gjë tjetër”, u shpreh ai.

Kemal Vuçiterna dha recetën se si të bëhen patate të skuqura të mira që duken si të thjeshta.

Ai theksoi se është i rëndësishëm lloji i patates, vaji i përdorur dhe teknika e gatimit për patate të skuqura të mirë, duke treguar se pse patatet e skuqura të Belgjikës janë të famshme:

Kemal Vuçiterna
“E para, lloji i patates. Kësaj i thonë Bintje. Është patatja më e mirë për të bërë patate të skuqura. Këtu kultivohet. Kultivohet edhe ne Holandë dhe Luksemburg. Patatet e skuqura më të mira bëhen nga këto. Përdorim vaj misri. Me atë bëhet mirë patatja. Ndonjëherë kur unë i përgatiti i shtoj vaj ulliri. Shtoj prej asaj me kualitet. I jep shije pikante”, shton ai.

Pas llojit të patates dhe vajit që përdoret, Vuçiterna foli edhe për teknikën e skuqjes. Ai tha se përdor patate të freskëta dhe jo të ngrira.

“Patatja skuqet dy herë. Herën e parë e skuqim pak. Bëhet gjysmë e pjekur. Në skuqjen e parë zbutet. E nxjerrim pasi të jetë gjysmë e skuqur në 125 gradë. Pasi i nxjerrim të pushojnë. Kur vijnë klientët, hedhim një ose dy pako. Atëherë nxehtësia më e madhe. Mund të jetë prej 170 deri në 173”, tha Vuçiterna.

Për një patate të skuqur të mirë, sipas tij, është e rëndësishme edhe si të pritet patatja dhe se sa milimetra e trashë duhet të jetë.