Ndodh në Kosovë: Babai e dërgon vajzën 13 vjeçe për t’i bërë buzët botox

55

Ndërhyrjet estetike tashmë sa kohë janë bërë trend pos në vende të huaja, edhe në Kosovë.

Dermatologia Dialeta Dauti, ka thënë tregoi se moshat e ndryshme i nënshtrohen këtyre ndërhyrjeve.

Rast i rrallë, ku një 13 vjeçare ka shkuar t’i bëjë buzët botoks, nën shoqërimin e prindit të saj.

Inicialet e së njëjtës nuk janë bërë të ditura, ndërkohë Dauti për RTV 21 shton se njëkohësisht ka informuar vajzën dhe babain e saj se cilat janë rreziqet e ndërhyrjeve në fytyrë, në moshë kaq të re.

Tutje, shton se pas bisedës e njëjta ka potencuar se këto injeksione mund të gjenden edhe në vende të tjera, të cilat blihen dhe më pas injektimi bëhet nga vet pacienti.