Nga fëmijë i bullizuar te njeriu më i pasur në botë: Historia unike e Elon Musk

86

Elon Musk është një personazh shumë i komentuar. Shpeshherë i vënë në lojë për qasjen e tij idealiste. Elon është një sipërmarrës jo fort i zakontë, i cili pak ditë më parë u shpall njeriu më i pasur në botë dhe kjo ndoshta jo krejt rastësisht.

FAMILJA DHE VITET NË AFRIKËN E JUGUT
Elon Reeve Musk lindi në vitin 1971 në Pretoria, një nga tre kryeqytetet e Afrikës së Jugut. Babai i tij ishte inxhinier dhe nëna modele dhe dietologe. Elon është më i madhi nga tre fëmijët e një familjeje ambicioze. Vëllai i tij, Kimbal Musk, aktualisht është një sipërmarrës dhe ambientalist. Motra, Tosca Musk, është producente dhe regjisore e vlerësuar me çmime.

Pasi prindërit u divorcuan kur ishte fëmijë, Elon jetoi më së shumti me të atin. Ai filloi shkollën një vit më herët, duke ndjekur shkollën private përgatitore Waterkloof House dhe më vonë u diplomua në shkollën e mesme të djemve në Pretoria.

BULLIZMI
Elon Musk e gjeti veten të përjashtuar në kulturën e ashpër afrikane. Ai u përball me bullizmin dhe u dhunua në shkollë. “Kam pasur një edukim të tmer.rshëm. Kam pasur shumë fatk.eqësi duke u rritur. Një gjë për të cilën shqetësohem për fëmijët e mi është se ata nuk përballen me shumë vështirësi”, ka thënë ai në një intervistë.

Vitet e shkollës fillore dhe të mesme ishin bru.tale. “Për shumë vite, dhu.na nuk kishte pushim. Ndiqesha nga ban.dat e shkollës, të cilat më dhu.nonin.”

E vetmja pikë shpëtimi për Elon ishte teknologjia. Kur ishte 10 vjeç, ai u njoh me programimin përmes Commodore VIC-20, një kompjuter i lirë. Shumë shpejt, ai mësoi vetë se si të programonte dhe krijoi Blastar, një videolojë e cila u shit për revistën PC and Office Technology për 500 dollarë.

ZHVENDOSJA NË KANADA
Në moshën 17-vjeçare, Musk u transferua në Kanada për të shmangur shërbimin ushtarak të Afrikës së Jugut. Më vonë mori nënshtetësinë kanadeze përmes të ëmës. Pasi emigroi në Kanada, Musk u regjistrua në Queen’s University në Kingston, Ontario.

Atje takoi Justine Wilson. Ata u martuan dhe patën pesë djem bashkë, binjakë dhe trinjakë, para se të divorcoheshin në vitin 2008. Elon ka edhe një djalë, X Æ A-Xii, nga marrëdhënia me muzikanten kanadeze Grimes.

ARSIMI I MUSK NË SHBA
Pas dy vitesh në Queen’s University, Musk u transferua në Universitetin e Pensilvanisë. Musk u diplomua për Fizikë si dhe mori edhe një diplomë në Ekonomi nga Wharton School. Të dy diplomat flasin për drejtimin që karriera e Musk do të merrte më vonë, por ishte fizika që i bëri përshtypje më shumë.

Aiishte 24 vjeç kur u transferua në Kaliforni për të ndjekur një doktoraturë në Fizikë të Aplikuar në Universitetin e Stanfordit.

Në vitin 1995, me 28,000 dollarë dhe vëllanë e vogël Kimbal në krah, Musk krijoi Zip2, një kompani softuerësh në internet që ndihmonte gazetat të krijonin udhëzues online të qytetit. Kompania u ble dhe Elon i përdori paratë për të krijuar X.com, produkt me synim të ardhmen e bankave.

X u bashkua me një kompani të quajtur Confinity dhe kompania përfundimtare njihet sot si PayPal. Elon u largua nga kompania para se të blihej nga eBay.

Pas largimit nga PayPal, Elon nisi një startup për krijimin e makinave elektrike të njohura si Tesla. Se si vazhdoi historia, tashmë dihet gjerësisht. Tesla, e themeluar në vitin 2003, është një kompani me automjete elektrike dhe energji të pastër.

Produktet e Tesla-s përfshijnë makina elektrike, ruajtjen e energjisë së baterisë, panele diellore dhe produkte dhe shërbime të ngjashme. Një vit para Tesla-s, ai themeloi SpaceX, kompaninë e raketave SpaceX, e cila po transporton astronautët në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar në një marrëveshje me NASA.

VIZIONI
Elon Musk, me interes të madh në filozofi dhe romane fantastiko-shkencorë, ka reflektuar një qasje idealiste dhe në të njëjtën kohë shqetësim për përparimin e njerëzimit. Ndryshe nga shumë udhëheqës të tjerë, ai shqetësohet për planetin dhe e ka drejtuar interesin e tij te ruajtja e energjisë dhe kolonizim i hapësirës.

Musk ka thënë se ka qëllim ta përdorë gjysmën e pasurisë së tij për të “ndihmuar problemet në Tokë” dhe “gjysmën për të ndihmuar krijimin e një qyteti në Mars për të siguruar vazhdimin e jetës (të të gjitha specieve) në rast se Toka goditet nga një meteor ose Luf.ta e Tretë Botërore ndodh dhe ne shkatërrojmë veten”.

“Nëse diçka është mjaft e rëndësishme, duhet ta provoni. Edhe nëse rezultati i mundshëm është dështimi” (Elon Musk).