Marrin nusen ne helikopter dhe 6 limuzina, kjo dasmë kosovare kalon çdo kufi (VIDEO)

93

Dasma, si dita më e rëndësishme e jetës për shumë njerëz, është bërë pjesë e kulturës që të jetë sa më e bujshme, luksoze e madhështore. Kësaj ideje i ka shërbyer mirëfilli një llapjan nga Podujeva, i cili nusen nuk zgjodhi ta sjellë vetëm me rrota veture, por me flatra helikopteri.

Në vend të shoqërueseve, nusen që zbriti nga qielli e kanë shoqëruar jo një, por gjashtë limuzina si një eskortë katër rrotëshe.

E ndërsa në tokë, atë e prisnin plot dasmorë të cilët dukeshin të mahnitur nga mënyra e manifestimit të këtij eventi si dhe tapeti i kuq, si sinonim i ekskluzivitetit dhe veçantisë.

Derisa pamjet nga brenda dasmës janë kursyer, nga ato që shihen para fillimit të saj, lirshëm mund të ushqehet imagjinata për luksin që do ketë mbizotëruar atë mbrëmje.

Shqiptarët në përgjithësi njihen për dasmat luksoze dhe ekstravagante që organizojnë, në të cilat nuk kursehen shuma të majme parash për këngëtarë, tupana apo edhe thjeshtë për qejf.

Kjo mënyrë e organizimit të dasmave me makina e veshje tejet të shtrenjta, dhurata të përgjedhura dhe shpenzime të konsiderueshme parash, për shqiptarët tashmë është bërë një lloj kulture e cila çdo vit po kultivohet dhe me të cilën siç duket kosovarët po ambientohen, pavarësisht gjendjes së përgjithshme ekonomike në vend.