“Më fal që të trajtova si shoqe!” Çfarë fjalësh dhe urimi për të bijën, deputetja i emocionon të gjithë

95

Deputetja dhe aktorja Adriana Matoshi, ka emocionuar me urimin për të bijën, në 21 vjetorin e lindjes së saj.

Matoshi ka publikuar një fotografi të vajzës në Instagram, duke shkruar disa fjalë prekëse për të.

“E lumtun dhe shumë krenare jom me ty Kaonë! Jemi rritë bashkë e sfidat e jetës i kemi përjetu bashkë! Falëm që t’kom trajtu ma shumë si shoqe e motër se si bijë.

N’dhimtë e mija ma të mdhaja je kon ti ajo që ke ditë me m’shty e me mi çelë sytë e me m’bo ma t’fortë me i përballu dallgët që jeta mi ka qitë përpara!

Sot edhe pak orë tash e 21 vjet i kom pasë dhimbjet ma të mdhaja e ma të omla n’jetë. Sot e 21 vjet m’ke bo gruan ma t’lumtun n’botë.

E gëzofsh ditëlindjen drita jem e omël e çdo hap i jetës tane koftë bekim e harmoni! Hap që qet ti u boftë kopsht me lule o dritë e t’paça përgjithmonë të lumtun!”, shkruan Matoshi.