I jepet fund dilemës/ Dushi më mirë në mëngjes apo në mbrëmje?!

129

Një numër i lartë personash preferojnë të lahen në mëngjes, në mënyrë që të jenë sa më të pastër dhe të freskët, por ka edhe të tjerë që preferojnë të bëjnë dush në mbrëmje para se të flenë. Por cfarë thotë shkenca në lidhje me këtë?

Kanë qenë një grup ekspertësh të cilët i kanë dhënë përgjigje një pyetjeje të tillë. Sipas tyre, larja e fytyrës dhe e trupit në darkë ndihmon në shëndetin e lëkurës, kryesisht në verë dhe në pranverë. Gjatë ditës, në qoftë se qëndroni jashtë, djersiteni dhe një dush në mbrëmje para se të flini ju ndihmon të qetësoheni dhe të bëni një gjumë sa më të mirë. Mirëpo, nuk duhet të harroni se dushi duhet bërë 90 minuta para gjumit. Gjatë stinës së pranverës mbuloheni nga poleni dhe nuk keni përse të flini me to, andaj këshillohet bërja e një dushi, duke ulur kështu rrezikun për alergji të ndryshme. Dushi në mbrëmje ju ndihmon po ashtu edhe për pagjumësinë, pasi ul nivelet e kortisolit të lidhur me stresin.

Në mëngjes duhet të laheni nëse jeni të stresuar nga puna apo duhet të jeni kreativë.

Pra, ekspertët këshillojnë: Dush në mbrëmje!