U kapën me “shtëpi bari”, dënohet reperi Dionis Biba e miku i tij: Duhet të paguanim borxhet

88

Është kapur 20-vjeçari i njohur në rrjetet sociale, Dijonis Biba. Ai raportohet se është kapur me shtëpi bari bashkë me mikun e tij 24-vjeçarin Ervin Deliaj. Dy të rinjtë janë kapur në Wren Street në Hillfields.

Sipas mediave angleze, policia ka konstatuar 4 shtëpi bari në rrugët e Coventry, ndërsa disa persona janë mbajtur nën vëzhgim lidhur me këtë aksion.

Dy të rinjtë shqiptar të cilët u kapën në dy prej pronave janë dënuar me nga 15 muaj nga një gjykatës në Warwick Crown Court.

Prokurori Justin Jarmola tha se në orën 8.30 të mëngjesit të 7 janarit policia ekzekutoi urdhër kërkimi në shtëpitë në Rrugën e Trumcakut.

Në shtëpinë ku u ndalua Delija kishte 210 bimë që rriteshin në gjashtë dhoma të ndara, po ashtu u kapën 165 bimë që kultivoheshin në shtëpinë ku u gjet Biba.

Prokurori tha se vlera e bimëve do të shkonte në 300 mijë paundë. Matësit e energjisë elektrike ishin anashkaluar ndërsa në brendësi të shtëpive të barit ishin instaluar edhe kamera sigurie.

Të dy të rinjtë, kanë pranuar akuzat ndërsa kanë thënë se ishin përfshirë për të shlyer borxhet.