Zotëron 5100 objekte në Europë/ Për herë të parë, Vatikani bën trasnparencë me pronat që ka

74

Për herë të parë në historinë moderne, selia Papale në Vatikan ka informuar publikun në lidhje me pronat që ka, duke listuar 5100 objektet, të cilat gjenden kryesisht në Itali.

Publikimi në fjalë ka qenë raporti më i detajuar në lidhje me pasurinë e sektit fetar më popullor në botë. Vatikani ka në pronësi 4051 objekte në Itali dhe 1120 të tjera jashtë saj, pa përfshirë selitë diplomatike.

Informacionet janë publikuar në një raport prej 50 faqesh ku përfshiheshin të ardhurat nga këto objekte si dhe shpenzimet për mirëmbajtjen e tyre. Dokumenti dëshmon se Vatikani ka në pronësi objekte në zonat e shtrenjta të Parisit, Gjenevës, Lozanës dhe Londër. Rreth 40% e godinave shërbejnë funksione publike si shkolla, manastire dhe spitale, por të shumtë janë ata që akuzojnë Vatikanin për shtrirje edhe në botën e biznesit.

Sipas llogarisë së bërë në dokumentin e publikuar Vatikani ka regjistruar një humbje prej 64.8 milion euro në vitin 2020 për pronat e saj, si pasojë edhe e koronavirusit që paralizoi ekonomitë europiane.