A jeni bërë pishman që e morët detyrën e presidentit? Flet Ilir Meta, ja premtimi qe ben

216

Presidenti Ilir Meta u pyet gjatë një takimi online të Këshillit Rinor të Ballkanit nëse është penduar që e ka marrë detyrën e presidentit. Kreu i shtetit tha se: “absolutisht nuk jam penduar”, duke shtuar se “përpiqet ta bëjë këtë detyrë me përgjegjshmëri maksimale”.

Presidenti hodhi një vështrim pas në kohë, duke deklaruar se ndryshimi i sistemit në Shqipëri erdhi nga shpirti guximtar i të rinjve dhe jo nga prindërit e tyre.

Pyetje: A jeni bëri pishman për marrjen e kësaj detyre? A do të ishte më i mirë kontributi juaj në ekz ekutiv apo në krye të LSI?

Meta: Së pari të jeni të sigurt që unë jam natyrë luf tarake dhe energjike. Kur erdhi dhjetori pata si ditë reflektimi, u binda që nëse do kishim pritur nga prindërit tanë për një ndryshim regjimi, ky ndryshim kurrë nuk do të kishte ndodhur. Kishin një mijë halle. Ndërsa të rinjtë, shpirti i guximit i hedh tutje këto frikëra dhe dilema.

Unë nuk është se këtë detyrë nuk kam pranuar i pandërgjegjshëm. Absolutisht nuk jam i penduar. Përpiqem ta bëj me përgjegjshmëri maksimale. Kuptohet me një situatë me parlament njëpartiak, gjykatë kushtetuese, që e kanë bërë jo funksional shtetin e së drejtës, dhe ka shtuar këto probleme që ne po flasim për të rinjtë. Ju jap fjalën që do vazhdoj të mbetem gjithmonë i ri, do mbetem luf tarak për të luf tuar për çështje të drejta dhe që i krijojnë një perspektivë më të mirë të rinjve. Nuk jam penduar asnjëherë, duhet t’i trefishojmë përpjekjet në këtë drejtim./korrieri.al