Pronari nuk e pagoi, hedh në tokë me ekskavator apartamentet luksoze (VIDEO)

67

Një ndërtues në Gjermani shkatërroi me eskavatorin e tij apartamentet e një kompleksi luksoz që kishte ndërtuar.

Shkaku lidhet me faktin që pronari i tij nuk i kishte dhënë paratë që i detyrohej për punën e kryer.

Ai shkatërroi ballkonet e apartamenteve të reja në Blumberg të Gjermanisë, bën të ditur The Sun.

Mediat thonë se ndërtuesi shkaktoi një dëm prej 600 mijë dollarësh ndërsa pronari i detyrohej atij rreth 5.8 milionë dollarë!