Historia e dhimbshme e 12-vjeçarit që ruan delet në malet e Restelicës

100

Është vetëm 12 vjeç dhe shumicën e kohës së tij nuk e kalon duke luajtur me shokët e lagjes por duke punuar për ta mbajtur familjen. Dymbëdhjetëvjeçari gjendet i vetëm në bjeshkët më të thella në fshatin Restelicë duke u kujdesur për një tufë delesh, transmeton Magazina.al.

Ai është me origjinë nga fshati Borje i Kukësit, kurse për punën që bën ai paguhet vetëm 100 euro në muaj për t’u kujdesur për familjen e tij. Këtë histori e ka ndarë fotografi Blerim Bytyçi, i cili edhe e ka fotografuar fëmijën në bjeshkë duke u kujdesur për tufën e deleve.