Spartak Ngjela trondit me prapaskenat e rënda që nxjerr dhe ka një paralajmërim të frikshëm për sot

241

Avokat Spartak Ngjela ka dalë me një reagim të fortë në lidhje me pro.test.at që po organizohen në vendin tonë.

Sipas Ngjelës, pas këtyre pro.tes.tave fshihet Presidenti Meta, i cili po përpiqte t’i vërë zjarrin Shqipërisë që të shpëtojë paratë e pronat që iu ka grab.itur shqiptarëve. Jo vetëm kaq, por Sipas Ngjelës Meta po përpiqet t’i shpëtojë edhe dëni.mit penal.

Gjithashtu Ngjela bën thirrje që sot, policia t’i shtypë e arres.tojë pro.testu.esit që duan t’i vënë zjarrin vendit.

Postimi i plotë:

“Ku janë “trimat” që do të digjnin Tiranën dje? A e panë ata tani se çfarë ështe forca e policisë?

Dy janë forcat që mbajnë të pacenuar organizimin shtetëror të një shoqërie: ushtria dhe policia. Ushtria ruan me forcën e ar.mëve sovranitetin e shtetit. Kurse forca e policisë, është forca e ligjit.

Krerët e vandalëve, të korrupruarit e lartë të Shqipërisë se varfëruar prej tyre, siç duket kanë pasur të dhëna se policia nuk do të përgjigjej. Prandaj, dy ditë rresht u sollën sikur të ishin në vendin e pushtuar prej tyre. Turp për ish ministrin e Brendshëm Lleshaj që nuk u tregoi vendin keqbërësve antiligjorë dhe e frenoi policinë gjatë dy ditëve të para.

Po kryeministri Rama? Ky duhet ta dijë se forca e policisë kundër keqbërësve, në një rast si ky, është dinjitet kombëtar dhe një akt që sjell ngritje real të personalitetit të individit në Shqipëri.

E patë se si përfunduan hordhitë djegëse dje, kur u doli përpara një polici profesionale, e motivuar dhe patriote deri në fund?

Bravo!

Por edhe më shumë policë duhet të jenë në Tiranë, që t’i bllokojnë me forcën e tyre në çdo skutë, cep më cep e këmba këmbës, se janë hordhi të paguara nga kr.imi.

Këtu duhet të jenë, në Tiranë, të gjithë policët më të mirë të shtetit.Te këta djegës injorantë, ka vetëm primitivizëm hordhish dhe, frikë nga antikorrupsioni prej atyre që i ushqejnë. Forca e policisë, në funksion të mbrojtjes së ligjit, është dinjitet kombëtar.

Dhe më qesharaku po tregohet Meta, që si president i kësaj Republike, mendon t’i vërë zjarrin Republikës së Shqipërisë që të shpëtojë paratë dhe pronat që u ka grabitur shqiptarëve. Por ka edhe diçka: Meta ka frikë edhe nga dën.imi penal.

Kot e ka, nuk shpëton dot: goditja antikorrupsion dhe kundër kri.mit të arganizuar që ka marrë udhë në Shqipëri, është tashmë një çështje e mbyllur dhe pa kthim.

Po sot, çfarë do të ndodhë?

Policia sot, po erdhën sërish në Tiranë lapaculët bar.barë të Saliut e të Metës, duhet të mos i lejojë të pipëtijnë, po fare ama, fare.

Duhet t’i ndjekin zjarrvënësit me sistem profesional, si dje, dhe t’i ar.restojnë këta keqbërës me gjeste force. Kjo është policia patriote, sepse, edhe pse kuptohet, ende nuk dihet me fakte se cilat janë forcat antishqiptare që po e ushqejnë këtë lukuni injorantesh e shkatërrimtarësh.”-thote Ngjela./shkoder.info