Ish-zyrtari britanik: Alienët mund të hapin Tokën si një arrë

88

Çdo gjë që rrethon planetin Tokë është e mbuluar nga një aerole misteri dhe pasigurie.

A ka jetë në planetët e tjerë?

Është një nga pyetjet më të mëdha, për të cilën ende nuk ka përgjigje.

Për këtë arsye, janë dhe misionet hapësinore në planetë si Marsi ose Venusi, për të ditur nëse në një moment ka pasur jetë ose nëse mund të bëhet e banueshme në të ardhmen.

Dhe nëse ufo-t mbërrijnë në Tokë, çfarë do të ndodhte?

Nick Pope, i cili hetoi UFO -t për Ministrisë Britanike të Mbrojtjes, shprehet:

‘Nëse alienët vendosin të pushtojnë Tokën do ta bëjën në mënyën më të thjeshtë për shkak të teknologjisë së tyre. Ata e hapin planetin si një arrë’.

Eksperti, i cili punoi për qeverinë e Britanisë së Madhe për 21 vjet, hetoi UFO -t dhe pamjet e tjera të pilotëve dhe ushtrisë në atë kohë.

Po kështu, ai paralajmëron se njerëzit nuk do të kishin asgjë për të bërë në rast se alienët vendosnin të na pushtonin, për shkak të natyrës së avancuar të armëve të tyre, të cilat do të dukeshin “magjike”.

Miliona vjet avantazh

Siç rrëfehet në Daily Star , Pope thekson faktin se universi është “gati 14,000 milion vjet i vjetër dhe mund të ketë civilizime me një avantazh prej 1.000 ose 2.000 milion vjet sesa ne.”

Një ndryshim, veçanërisht në teknologji, që bie në sy me përparimet e Tokës në qindra vitet e fundit, “nga kuajt tek makinat dhe anijet që lundrojnë duke përdorur erën e deri tek sondat hapësinore dhe telefonat inteligjentë në një kohë të shkurtër “.

Së fundi, ai përfundon se në rast se ka ndonjë qytetërim përtej Tokës, ata do të kishin një përparim të rëndësishëm . “Ata do të jenë, siç them, miliona, ndoshta nja dy miliardë vjet para nesh dhe teknologjia e tyre nuk do të dallohet nga magjia . Nëse ata na vizitojnë, një qytetërim që ka zbuluar udhëtime të qëndrueshme ndëryjore do të jetë në gjendje ta hapë këtë planeti si një arrë, nëse dëshironin “.