Protestat, reagon Rama: “Iliri dhe Saliu duhet ta harrojnë se e kthejnë prapë Shqipërinë në përshesh”

187

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes postimeve në twitter lidhur me protestat në vend, per 25-vjecarin Klodian Rasha.

Edi Rama:

“Kur policia reagoi ndaj një provokatori famoz gjatë ushtrimit të dhu.nës opozitare tek Kuvendi, Ilir Meta vrapoi në spital për të vizituar heroin e dhu.nës! Kur policit të shtetit, i nxjerrin syrin dhun.uesit me kapuçë të nxitur prej tij e Saliut, Ilir Meta dënon dhu.nën policore!

Sipas Ilir Metës policia nuk duhet të reagojë, po duhet të dorëzojë Tiranën dhe veten në duart e dhu.nue.sve të verbër, që ai bashkë me Saliun të bëjnë Lulin dhëndërr të pushtetit dhe Monikën arkëtare të shtetit, si në kohët e arta të bashkëqeverisjes me plum.ba mbi pro.test.uesit!

Por Iliri dhe Saliu duhet ta harrojnë se e kthejnë prapë Shqipërinë për përsheshin e tyre dhe sado ëndrra të shohë Luli duke mbajtur lugën në dorë që t’i vijë gjella e Monikës, Shqipëria do të vazhdojë drejt përpara, me mund e durim, për t’u bërë ajo që duan fëmijët e saj!” shkruan Rama në twitter./shkoder.info