“Asnjëherë mos rri diku ku nuk shihet vlera jote.”Këshilla e artë që babai i dha vajzës

70

Një baba i tha vajzës së tij: “Tani që diplomove, po të jap një makinë që e kam blerë para shumë vitesh. Është paksa e vjetër tani. Por para se të ta jap, shko te dikush që shet makina të dorës së dytë, thuaj që do ta shesësh e shih sa të ofrojnë për të.”

Vajza shkoi te shitësi i makinave të dorës së dytë, më pas u kthye te babai dhe i tha: “Më ofruan 1000 dollarë, sepse thanë që duket shumë e përdorur.”

Babai i tha: “Mirë, tani çoje tek fajdexhiu. Vajza shkoi edhe atje, më pas u kthye dhe tha: “Më ofruan vetëm 100 dollarë sepse është makinë e vjetër.”

Në fund, babai i tha vajzës të shkonte tek një klub makinash dhe t’ua tregonte makinën atyre. Vajza e çoi makinën atje, u kthye dhe i tha babait të saj: “Ka njerëz që ofrojnë 100.000 dollarë për këtë makinë, sepse është Nissan Skyline R34, është makinë ikonike dhe kërkohet nga shumë koleksionues.”

Dhe babai i tha: “Vendi i duhur të vlerëson në mënyrën e duhur. Nëse nuk je e vlerësuar, mos u mërzit, kjo veç do të thotë që je në vendin e gabuar. Ata që ta dinë vlerën, të çmojnë… dhe asnjëherë mos rri diku ku nuk shihet vlera jote.