Mykonos/ Arrestim spektakolar i bashkëshortit të Angela Martinit: ‘Pushime luksi me para të vjedhura’

115

Greqi – Prothema.gr në një artikull të saj të ditës së sotme ka shkruar për arrestimin e dy personave që ishin në Mykonos dhe bënin jëtë ‘Dolce Vita’ sipas medias greke, duke shpenzuar mijëra euro në restorante të shtrenjta dhe bare të plazhit.

Dhe njëri nga ata sipas kësaj media është Dragos Savelescu i cili është dhe bashkëshorti i modeles së njohur shqiptare Angela Martinit.Siç zbulon protothema.gr Savelescu po argëtohej në një restorant të njohur në Mylos në momentin e arrestimit.

Saveluscu në fillim të vitit 2019 u dënua me 5.5 vjet burg për përvetsim në total prej 114 milionë eurosh së bashku me ish-kryebashkiakun Radu Mazăre.

Dragos Savulescupas pas vendimit të autoriteteve gjyqësore, u arratis në Itali, konkretisht në Napoli.

Por ditën e djeshme Roja Bregdetare në Mykonos së bashku me zyrtarët e Nën Drejtorisë së Policisë së Mykonos organizuan një operacion të madh për arrestimin e tij.

Dragoș Săvulescu kërkohej dhe nga Interpoli pas një urdhëri të lëshuar nga autoritetet rumune për pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe për mashtrim kundër shtetit.

Thuhet se Săvulescu nuk i rezistoi arrestimit./protothema.gr