I dorëzoi burrin policisë teksa pushonin në Mikonos, reagon për herë të parë Anxhela Martini

106

Dragos Savulescu, bashkëshorti i Angela Martinit, ra në prangat e policisë ditën e djeshme pas një kohe të gjatë në arratisje. Ai u arrestua në Mykonos bashkë me një tjetër person në ishullin e famshëm, ku ka shpenzuar shifra marramendëse në restorante dhe jahte. Për kapjen e tij u përfshinë zyrtarët e Nën Drejtorisë së Policisë së Mykonos.

Ndërsa media rumune Stirileprotv.ro, raporton se Savulescu ishte në shoqërinë e një krimineli shumë të rrezikshëm në momentin e arrestimit nga policia. Kjo rëndon pozitën e tij përpara drejtësisë, por avokatët po përpiqen që këto prova të mos merren parasysh nga gjykata.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar për herë të parë edhe Angela Martini. Kjo e fundit ka postuar në Instastory vetëm emojin e një fytyre që qesh. Përmes këtij emoji Angela siç duket do të tregojë se është e qetë dhe se situatën po përpiqet ta kalojë sa më pozitivisht.

Gjithashtu modelja ka shkruar në një postim tjetër: “Besa. Kontrollojeni në Google”. Nuk e dimë se kujt ja drejton mesazhin në këtë rast, por mund t’ju dedikohet njerëzve që e kanë tradhtuar në kto momente të vështira.

Nga ana tjetër ajo ka fshirë lokacionin nga të gjitha postimet e saj në Instagrm, sepse kjo ishte mënyra se si policia ra në gjurmët e Dragos. Një indicie për arrestimin e Dragos, ishte fotoja që Angela Martini publikoi nga pushimet e saj në Greqi.

Ajo postoi në rrjetet sociale një foto të tyre ku po drekonin së bashku me shoqërinë, ndërsa pak më vonë një mikeshë e tij ndau me ndjekësit imazh ku tregoi dhe vendodhjen ku po qëndronin, në një restorant lukosoz në Mills. Këto mund të qenë disa nga detajet që kanë shërbyer për zbulimin e vendqëndrimit të tij.

Kujtojmë se në fillim të vitit 2019 Dragoș Savulescu, u dënua me 5.5 vjet burg, për përfshirjen e tij në një skandal të madh ekonomik në Rumani së bashku me ish-kryebashkiakun e Konstancës, Radu Mazare, Cristi Borcea dhe të pandehur të tjerë që u shpallën fajtorë për përvetësimin e një totali prej 114 milionë eurosh.