Ruajeni shëndetin! Këto gjera duhet të përpiqeni të mos i prekni në një dhomë hoteli

102

Shtëpia është vendi ku ‘të fle zëmra’, ndërsa hoteli një vend ku patjetër duhet të jeni tepër të kujdesshëm, duhet të përdorni zgjuarsinë tuaj për të ndenjur larg infeksioneve të ndryshme.

Ne do t’ju paraqesim disa nga gjërat që ju duhet t’i shmangni në hotele, pa i prekur mundësisht:

Telekomanda
Besoni apo jo, një nga pikat më të pista në dhomën e një hoteli është telekomanda. Stafi i pastrimit të një hoteli kanë një dit tepër të lodhshme dhe telekomanda e TV është e sigurt që do shpëtonte pa u pastruar. Telekomanda e një hoteli mund të ketë sasinë e njëjtë të baktereve si në vendin e tualetit.

Telefoni
Sipas disa vëzhgimeve që janë bërë telefonat në hotele janë të tej mbushur me mikrobe. Njerëzit i prekin ata shumë, dhe gjithashtu marrin frymë në to, kjo bën që mikrobet të përhapen me lehtësi. Dhe kjo është një aksesor në dhoma që shpesh kalohen nga pastrueset. Nëse jeni duke u përpjekur për të shmangur të ftohtin dhe gripin, mund ta dezinfektoni si fillim përpara se të flisni.

Lavamanët e banjës
Përpiquni mos të prekni dy herë lavamanët e hoteleve, pasi nuk u japin shumë rëndësi për ti dezinfektuar.

Dysheku
Gjithmonë kontrolloni dyshekun dhe çarçafët përpara se të flini në të. Nëse jeni tepër të fiksuar pas pastërtisë do ishte mirë që çarçafin ta merrni nga shtëpia juaj.

Makineria e akullit
Ky është një tjetër objekt që stafi i pastrimit kanë tendencë ta kalojnë pa pastruar. Vetë makina e akullit është një element tjetër që rrallë pastrohet. Këshillë: Nëse keni nevojë për akull, telefononi tavolinën e pritjes dhe kërkoni qese plastike për të mbajtur akullin. Ju mund të shmangni pirjen e baktereve të dëmshme në këtë mënyrë.