18-vjeçarja nga Prishtina, berbere për meshkuj…(VIDEO)

109

E filloi prerjen e flokëve të klientit.

Por nuk është e para herë për të.

Mjellma Selimi, berbere tek “Art n’flokë”, ka tash e tre vjet që pret vetëm flokët e djemve.

Ajo rrëfen se e gjithë kjo ide u zhvillua nga dëshira e madhe për të ushtruar një profesion më ndryshe nga të tjerëtVendimin që të punojë si berbere e ka marrë edhe me përkrahjen e familjes dhe rrethit të ngushtë, të cilët, sipas Selimit, ishin shtysa e saj për të vazhduar përpara.

18-vjeçarja tregon se stafi i “Art n’Flokë”, si dhe klientët nuk kanë dyshuar asnjëherë në aftësitë e saj, e komentet ishin vetëm lavdëruese.

Edhe pse u pranua nga klientët, paragjykimet për të ishin të pranishme nga njerëzit që nuk e kanë provuar punën e saj.

Ajo rrëfen për sfidat me të cilat është përballur në fillimet e saj.

Puna për berberen nuk ka të ndalur.

Ajo thotë se ka në plan të zgjerojë njohuritë e saj në punën estetike edhe për femrat.

Sipas Selimit, mjafton që përkushtimi e vullneti të jenë, e suksesi pa dyshim që do të vijë.

Ajo ka një mesazh edhe për bashkëmoshatarët e saj që kanë ëndrra, por jo edhe aq guxim.

Për të gjithë ata që duan të vlerësojnë aftësitë e berberes, puna ekspozohet në rrjetet sociale e përvoja arrihet vetëm në duart e saj.