“S’më intereson pasuria, por ndjenjat e saj”, – 24 vjeçari martohet me biznesmenen 61 vjeçe

74

Një gjyshe dhe i dashuri i saj kanë sfiduar të gjithë ata që i kritikuan për lidhjen e tyre, duke u fejuar. Ata kanë plot 37 vite diference, por kjo nuk i ka ndaluar ata që të krijojnë një romancë.

24-vjeçari Quran McCain u takua me të fejuarën e tij 61-vjeçare, Cheryl McGregor, kur ai ishte vetëm 15 vjeç. Por në atë kohë nuk kishte asnjë ndjenjë dashurie. Gjërat ndryshuan vitin e kaluar, shkruan Daily Mail.

E pavarësisht se ai është më i ri se një nga fëmijët e saj, ata të dy shprehen se jeta e tyre seksuale është fantastike dhe ata kanë një kimi të shkëlqyeshme. Gruaja e cila tani është edhe gjyshe, ka treguar se i ndodh të mërzitet për shkak të komenteve urryese që njerëzit lënë në internet, kur ajo ndan me krenari foto të jetës së tyre.

Quran shprehet: “Edhe pse kemi një diferencë moshe, ne kurrë nuk e mendojmë atë sepse Cheryl ka një shpirt dhe zemër shumë të re. Mendoj se keqkuptimi më i madh është se unë jam duke e përdorur atë ose duke pritur që të përfitoj nga pasuria e saj”