“Rri urtë o djalë, mos më bëj të hap letrat se…”, Hoxha tregon në cilin qytet vepron një ndër grupet më të rrezikshme në Shqipëri

114

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar përmes disa komenteve në rrjetet sociale se një ndër grupet më të rrezikshme në vendin tonë, është ai i Belshit.

Sipas Hoxhës grupet e Belshit janë më të forta edhe se mafia italiane. Jo vetëm kaq, por ai bën të ditur se grupi i Belshit e ka qendrën e tij në Meksikë.

“Qenke i pa informuar, Belshi jo vetem qe ka grup, por ka grupin me te forte edhe ku, në Meksike….

Rri urte o djale mos me bej te hap letrat se e kam mbajtur me hater Belshin”, i shkruan Hoxha qytetarit.