Ka ndëruar 3 parti në 3 vite/ Ja kush është deputetja që do të zërë vendin e Mark Markut në parlament

178

Dorëheqja e Mark Markut nga lista e deputetëve të qarkut të Lezhës pritet të lërë një vend bosh në Kuvend në radhët e PD-së, shkruan newsbomb.al. Sipas burimeve në PD, mandatin e tij pritet ta marrë një vajzë e re, Elda Hoti, e cila renditet e 9-ta në listën e Lezhës.

Po Hoti dhe pse shumë e re ka një histori interesante në politikë. Ajo ishte pjesë e listës së LSI-së në zgjedhjet e 2017-ës dhe kur LSI e PD dorëzuan mandatet ajo nuk iu bind vendimit politik, por pranoi mandatin e deputetes dhe u betua në Kuvendin e Shqipërisë më 13 mars.

Edhe pse është e 9-ta në listë, numri i votave personale e favorizon për t’u futur në Kuvend.

Më tej, ajo zgjodhi të mbështeste një parti tjetër në zgjedhjet lokale të vitit 2019 duke nënshkruar për Alenancën Kuq e Zi në KQZ. Hoti doli garant për listën e Aleancës Kuqezi në 25 bashki për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Hoti ishte kandidate për deputete në Lezhë nën siglën e Lëvizjes Socialiste për Integrim,. Pas marrjes së mandatit ajo u përjashtua nga partia pasi doli kundër aksionit të ndërmarrë nga opozita për djegien e mandateve më 21 shkurt.

Por në 25 prill 2021 ajo ishte ylli i ri i Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës, një listë që e kryesonte Mark Marku me një fushatë që shënoi rezultat shumë të mirë për PD-në.