Duke ndjekur këshillat më poshtë jo vetëm do të mësoni çdo të thotë të kesh një buxhet, por do t’i vlerësoni edhe më shumë të ardhurat tuaja. Më kryesorja nga të gjitha, kështu nuk do të mbeteni kurrë pa para në fund të muajit.
1.
Para se të dilni për shopping bëni një listë të gjërave që ju DUHEN dhe jo të atyre që doni. Përshembull, në vend të një palë takave të reja që mund t’i vishni pak herë gjatë 1 sezoni, investoni në atlete sportive nëse ushtroheni rregullisht.
2.
Bëj kërkimet e tua para se të blesh diçka. Sigurohu nëse mund ta blesh diku tjetër me një çmim më të lirë ose jo dhe shih gjithmonë përshtypjet e njerëzve rreth produktit.
3.
Për studentët: përdoreni kartën tuaj studentore gjer në fund. Sado pak ulje mund të përfitoni në fund të muajit do të ndiheni krenar që ja dolët.
4.
Mos i injoroni më kuponat dhe as kartat e klientit. Jo vetëm që s’është humbje kohe, por mund të kurseni shumë para në fund të disa blerjeve.
5.
Nëse është e mundur, blini gjëra të përdorura në vend të atyre të rejave. Mund të bëni blerje fantastike me pak para.
6.
Hap një llogari kursimi. Do të të mbajë larg nga situatat ku gjendesh pa asnjë qindarkë në xhep dhe do ndihesh më i sigurtë financiarisht.
7.
Mos i shpenzoni paratë që keni kursyer vetëm prej një impulsi. Kujtoni që është një fond emergjence.
8.
Përdorni një aplikacion që llogarit shpenzimet tuaja. Do t’ju ndihmojë të bëni një analizë të situatës së portofolit dhe të mos shpenzoni nëse nuk duhet