Ende mister vdekja, tërhiqen nga morgu trupat e pajetë të 4 rusëve

119

Tërhiqen nga morgu i Tiranës, trupat e 4 rusëve që u gjetën të vdekur disa ditë më parë në një resort luksoz në Qerret të Kavajës. Në një kohë ku hetimet për vrasje vijojnë ende në Shqipëri, trupa do të nisen drejt Rusisë ku do të prehen në banesën e fundit.

Kujtojmë se 4 rusët humbën jetën mbrëmjen e 15 tetorit. Viktimat janë Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova 31 vjeçe.

 

Ambasada ruse në Shqipëri po ndjek me interes të madh hetimet e autoriteteve mbi vdekje e turistëve rusë në hotelin “Gloria Palacë” në Kavajë. Televizioni ABC, kërkoi informacion pranë ambasadës ruse dhe përfaqësuses të saj konfirmuan se janë në pritje të ekspertizës.

Ngjarja e rëndë ndodhi në ambientet e hotelit Gloria Palacë ku u gjetën pa jetë, çifti i bashkëshortëve Sergei e Natali Burenkova, vajzës e tyre Eketarina dhe dhëndri Nikita Belousov. Një nga pistat kryesore është ajo e asfiksisë.

Gjithashtu hetuesit kanë dyshime se nuk mund të ketë funksionuar sistemi i ventilimit të pishinës, duke sjellë mbingarkesën e ajrit. Do të jetë përgjigja e ekspertizës që do të përcaktojë edhe shkakun e vdekjes. Nga ana tjetër Prokuroria e Kavajës ka regjistruar hetimet për vrasje në rrethana cilësuese ndërsa dy dhomat ku qëndruan 4 turistët si dhe pishina ku u gjetën pa jetë qëndrojnë të mbyllura pasi konsoiderohen si vendngjarje.