Histori personale/Si sëmundja e të dashurit ndryshoi përgjithmonë jetën time!

97

Unë isha 22 vjeç kur mësova se i dashuri im vuante nga skizofrenia.( Skizofrenia është një gjendje psikologjike, ku një person nuk mund të dallojë realitetin nga imagjinata. Ata besojnë se njerëzit e tjerë mund t’u lexojnë mendjen dhe kontrollojnë mendimet e tyre. Shumica e psikiatërve i konsiderojnë këto simptoma si çrregullime psikiatrike).

Në takimet e para mu duk një djali i zgjuar dhe plot humor. Kishim një marrëdhënie të shkëlqyeshme, plot dashuri dhe mirëkuptim. Në të vërtetë dukej më shumë si një përrallë. Kemi kaluar çdo ditë me njëri-tjetrin për 8 muaj. Arsyeja përse po e shkruaj historinë time është t’i jap forcë të gjitha vajzave të cilat mund të kenë një problem në lidhjen e tyre, qoftë si rasti im apo një rast tjetër.

Unë fillova të dyshoj se diçka nuk shkonte mirë me të dashurin tim, kur vendosa të shkoj me pushime në Qipro, me familjen time. Ai filloi të sillej në mënyrë të çuditshëm. Më shkruante vazhdimisht, më telefononte 100 herë. Më dërgonte foto duke ecur në orën 04:00 të mëngjesit në park.

Pastaj, ai u zhduk për gati një ditë. Ai më tha që e kishte humbur telefonin. Më pas më mori me një numër tjetër ndërsa nuk e dëgjoja dot se çfarë po më thoshte. Më pas më foli mamaja e tij e cila më tha se i kishin dhënë një pilulë pasi për ditë të tëra nuk flinte gjumë.

Të nesërmen më tha që kishte vendosur ta bënte marrëdhënien tonë pak më argëtuese dhe të luante një lojë si macja dhe miu, kështu që e hodhi telefonin e tij në rrugë pa e mbyllur ende bisedën. Të nesërmen, ai nuk më telefonoi, ndaj vendosa të kontaktoj me mamanë e tij. Edhe pse u përpoq të shmangte bisedën, në fund, ajo më tha të vërtetën. Ajo tha se djali i saj kishte skizofreni.

Katër ditë më vonë u ktheva në shtëpi, me 10 kile më pak dhe fillimisht shkova të takoj nënën e tij. Biseduam për 3 orë. Ajo më tha që i dashuri im ishte një fëmijë normal i shëndetshëm. Ai ishte i zgjuar dhe i talentuar. Ai ishte më i miri në klasën e tij, ai fitoi të gjitha garat ndërkombëtare.