5 shprehje që duhet t’i mbani larg partnerit tuaj

98

Ka ca gjëra që s’mund t’ja thoni partnerit si doni ju, sepse jo vetëm që s’do të zgjidhni gjë, por do të dukeni ~e lodhshme~ para tij. Ne e dimë që s’jeni kështu që kafshoni gjuhën sa herë ju vjen në mendje për të thënë shprehjet më poshtë.

1. A e do ti akoma atë?

Çfarë mendoni kur e bëni këtë pyetje? Çfarë do bësh me këtë informacion?

Fjalët tregojnë mendimet tuaja, fokusin dhe veprimet. Për shembull ju nuk duhet të përsërisni që ai është i dashuruar me ish-partneren sepse po instruktoni trurin e tij të veprojë ashtu dhe t’a bëjë realitet. Në vend të kësaj mund të përdorni fjalë që përqëndrohen tek qëllimet e lidhjes tuaj.

2. Zgjidh mes shokeve dhe meje

Mos përdorni ultimatume të cilat tregojnë pasigurinë tuaj ose mungesën e besimit për shembull: “Ose shokët ose mua”. Nëse kjo pasiguria juaj vjen më shumë nga ajo që ju mendoni sesa nga partneri juaj, ultimatumet nuk janë zgjidhje dhe provokojnë ankth dhe pasiguri.

3. Familja jote nuk eshte me e rendesishme se une.

Mos thoni “Familja jote nuk është më e rëndësishme sesa mua”. Nëse familja është e rëndësishme për të, duhet të jetë dhe për ju.

4. Do jesh keshtu gjithmone.

Shmangni deklaratat universal si “Ti gjithmonë…” ose “Vetëm ti…” sepse rrallëherë janë të vërteta dhe vetëm e acarojnë situatën. Jini më realist duke përdorur fjalët “shpesh…” ose “80% të kohës…”

5. Mos e bej te mendoje se po i kerkon shpjegime.

Madje, bëje të mendojë se është ai që i merr vendimet nëse doni paqe me veten. Nuk duhet të beni deklarata që “i kërkojnë llogari” partnerit. Në vend të kësaj mund ta qartësoni situatën ose t’i thoni partnerit se si ju e prisni diçka. Përpiquni të qetësoheni dhe merreni shtruar me pyetjet. Ka kohë mjaftueshëm.