Të paktën 16 persona kanë mbetur të vdekur pas një shpërthimi në një fabrikë të Rusisë. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Emergjencave.
Raportohet se incidenti ka ndodhur në një fabrikë baruti dhe shkak është bërë mosrespektimi i procesit të duhur teknik.
Autoritetet policore dhe prokuroria ruse ka nis hetimet rreth ngjarjes së ndodhur në orët e para të mëngjesit dhe thuhet se janë në kërkim të personave që rezultojnë ende të zhdukur.