Donald Veshaj i dhuron trëndafil të bardhë Bora Zemanit/ Pas këmbënguljes së publikut aktori i rrëmben një puthje në buzë moderatores, ja biseda mes tyre

108

Pas takimit me mikeshën e saj Semi, moderatorja Bora Zemani rezervoi një takim edhe me aktorin e humorit Donald Veshaj, me të cilin ka pasur dikur një histori dashurie.

Donald Veshaj i dhuroi një trëndafil të bardhë Borës dhe në fund të takimit pas këmbënguljes së publikut ia doli ti rrëmbejë edhe një puthje në buzë.

Të pyetur nga Arbana Osmani nëse e duan njëri-tjetrin ata janë përgjigjur se duan personin që kanë njohur dikur. Megjithatë Bora la të hapur mundësinë që të bisedojë me Donaldin rreth marrëdhënies së tyre.

Biseda

Bora: Erdha për Semin

Donaldi: Po e di

Bora: Ma jep tamam, veç një here ta marr një lule nga ty

Donaldi: E do këtë lulen?

Bora: Po e dua. Jashtë është çdo gjë për mrekulli, ta kuptoj vështirësinë. Më është bërë ëndrra realitet.

Donaldi: Pse?

Bora: Të të shoh 24 orë me kamera, çfarë po bën, me kë po flet, si u solle. Kurse ti je në kushtet më të kqija që nuk merr dot vesh asgjë për mua.

Donaldi: Erdhe për Semin, jo për mua?

Bora: Po sepse Semi kishte më shumë nevojë. Ti je njeri që kudo që të të hedhësh do tia dalësh gjithsesi. Gjërat janë të ndërlikuara. Do tia dalësh deri në fund vetëm.

Donaldi tenton ta puthë

Bora: Nuk mbyllet kështu, do flasim jashtë, puthja vjen pas të folurës.

Donaldi: Ti çfarë do?

Bora: Nuk e di. Jam e turbullt. E mira e kësaj është që të shoh 24 orë por nuk kam mundësi të zihem me ty.

Donaldi: Më do?

Bora: Çfarë pyetje. Ti nuk i je përgjigjur kësaj pyetje

Donaldi: Po, të dua kam thënë.