Ultimatumi i Ramës për kryebashkiakët/ Basha: Telenovelë, qëllimi është që mbetjet të shkojnë te inceneratorët me pronarë offshore

91

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka komentuar në konferencën me mediat këtë të shtunë takimin e kryeministrit Rama me krerët e bashkive në vend, të cilëve u dha porosi dhe ultimatum të parashikojnë në buxhet kostot për pastrimin e territorit që kanë nën administrim.

Por për kreun e demokratëve, “ajo batërdisje që iu bë” kryebashkiakëve ka një qëllim.

Basha tha se “qëllimi është që mbetjet të shkojnë te inceneratorët me pronarë offshore dhe paratë e qytetarëve t’i furnizojnë llogatitë e tyre bankare sekrete në parajsat fiskale”

“Dje halli i tyre u shpalos me atë telenovelën e shëmtuar të Ramës me uzurapatorët e krerëve të bashkive që kishte vetëm nje qëllim.

E gjithë ajo batërdisja që iu bë atyre ka qëllim që mbetjet të shkojnë te inceneratorët me pronarë offshore dhe paratë e qytetareve t’i furnizojnë llogaritë e tyre bankare sekrete në parajsat fiskale sic ka nisur të shplaoset përmes letrave të Pandorës e do shpaloset dhe përmes mekanizmave të tjerë se është e vërtëtë tepër e madhe një minar që s’ka thes ta fshehë”, tha Basha.