Lulzim Basha betohet: Nuk i kam hyrë në hak Berishës…

71

Lulzim Basha ka komentuar edhe njëherë vendimin e tij për të përjahstuar Sali Berishën. Duke iu përgjigju akuzave të Berishës nëpër “foltore” se është peng i Edi Ramës, Basha tha se është peng vetëm i perëndisë.

Kryedemokrati theksoi se nuk i ka hyrë në hak Sali Berishës dhe ka bërë të pamundurën për 3 muaj që të zgjidhë situatën. Basha tha se priti që Berisha ta distanconte këtë çështje nga PD sikurse deklaroi, por nuk e konkretizoi me veprime konkrete.

 

Kreu i demokratëve tha se deri pak muaj më parë Berisha nuk kishte asgjë me të dhe se tani po përpiqet të marrë peng partinë për interesin e tij personal.

Kur bëhet fjalë për interesin e shqiptarëve unë jam peng vetëm i perëndisë, i Zotit. Dhe me thënë të drejtën zotit mund ti kem hyrë në hak por Sali Berishës jo. Për 3 muaj kam bërë çmos për ta zgjidhur këtë çështje. Jam ulur shumë herë me Sali Berishën për të arritur një zgjidhje. Kam pritur që siç kishte deklaruar këtë betejë ta bënte personale pa përfshirë PD. Kur këtë vendim nuk e konkretizoi atëherë kam marrë të vetmin vendim që ishte në favor të PD dhe Shqipërisë. Një person përpiqet për të marrë një parti të tërë peng vetëm për interesat personale, para dy muajsh nuk kishte asgjë me mua tani jam unë armiku. Katër muaj më parë ne kishim zgjedhje, çdokush mund të mbështeste çdo kandidat, rezultati dihet. Tani më thoni çfarë ka ndryshuar që atëherë. Çfarë ka ndryshuar që atëherë të një individi që përpiqet të tërheqë një parti të tërë në greminë,” tha Basha