Të ftuar në dasmë? Presidenti Meta dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemdhi publikojnë video nga e njëjta ceremoni: Ju urojmë një fundjavë të mbarë

93

Presidenti Ilir Meta ka publikuar në rrjete sociale një video nga një dasmë shqiptare në zonën e Nikaj-Mërtur.

Nën ritmet e muzikës popullore, ai i uron trashëgime çiftit Monda dhe Marku teksa përshëndet qytetarët për një javë të mbarë.

 

Postimi i Ilir Metës:

Ju uroj një fundjavë të mbarë me këtë atmosferë festive, sot nga një dasmë e jashtëzakonshme e një familje patriotike të Nikaj-Mërtur! Të trashëgohen Monda dhe Marku! Të gëzohen dhe të shtohen shqiptarët kudo!

Me të njëjtin urim ka postuar dhe bashkëshortja e Kreut të Shtetit, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Ajo ka postuar një video në Instagram shkëputur nga Vallja e Tropojës gjatë dasmës në Nikaj-Mërtur.

Postimi i Monika Kryemadhit:

Monda dhe Marku sot kurorëzuan dashurinë e tyre me traditat e mrekullueshme shqiptare! Qofshin të lumtur përjetë!

Nuk dihet nëse Presidenti Meta dhe kryetarja e LSI-së Kryemadhi kanë qenë në të njëjtën dasmë apo kanë vendosur që të postojnë pjesë nga e njëjta ceremoni.