“Më mori Instagram-in”/ Donaldi flet për ndarjen nga Bora Zemani, Semi i kthehet

67

Moderatorja Bora Zemani dhe lidhja e saj me aktorin Donald Veshaj është vënë sërish në diskutime brenda banorëve të ‘Big Brother VIP’. Gjatë një bisede mes tyre në buzë të pishinës, Donaldi ka diskutuar marrëdhënien e tij me Arjolën, Semin dhe Kledin, duke u treguar edhe shkaqet e ndarjes, ndërsa përmend si anën negative të moderatores, posesivitetin. Por mikesha e ngushtë e Zemanit, këngëtarja Semi Jaupaj nuk ia ka lënë pa kthyer edhe përgjigjen.

Arjola: Shiko se edhe syri iu ka ngrënë.

Donaldi: Po as që bëhet fjalë, të gjitha bashkë. I thosha mbaje një hudhër me vete por nuk donte.

Arjola: Vjen Bora tani hidhi një kilogramë hudhra nga këtu. Sa e bukur do ishte!

Semi: Edhe ta mendosh se mund të jetë duke kaluar këtu.

Donaldi: Po ka kaluar, pse s’ka kaluar thua ti?

Semi: E ke ndjerë ti më raftë pika kur ka kaluar

Donaldi: Jo nuk e kam ndjerë

Semi: E di apo e ke ndjerë?

Donaldi: E di

Semi: Kam përshtypjen se e ke ndjerë. Kush e di si është ajo nga ana tjetër, ta rrah këtë Semin, se po them ca gjëra. Fakti që unë di gjëra që ti mi ke treguar se si ke pasur marrëdhëniet e tjera dhe se si ke qenë te marrëdhënia jote e fundit, kjo më tregon shumë se mund të jetë edhe kjo hera jote e vetme. Kjo koha këtu është nice fare për ty.

Donaldi: Për mua? Pse?

Semi: Po. Je larg botës.

Arjola: Pse mendoj se është faji yt pak më shumë

Donaldi: Jo, nuk është fare ashtu. Ok, edhe unë kam fajet e mia

Arjola: Se ti je shumë posesiv, je natyrë xheloze

Donaldi: Po jam, për gjërat që dua. Ndoshta është faji se jam posesiv, ok. Por nuk është faj të jem posesiv, nuk e di…

Semi: Nuk është punë faji, është puna se njeriu duhet të tolerojë. Ti je nga ato njerëzit ‘ku je tani, më ço foto’.

Donaldi: Po ajo ça njeriu është? Po ik o shpirti, gjërat që ka bërë ajo, nuk i kam bërë unë. O shpirti ajo më ka marrë “Instagram”-in, tallesh ti.

Semi: Po pse ta ka marrë?

Donaldi: Nuk ka pasur besim.

Semi: Kujdes! O boll me këtë muhabet *qesh* Mos i jep gojës se…

Donaldi: E di unë, jo ti!

Semi: E di edhe unë

Donaldi: Ajo mori Instagramin. Unë rri si qofte.