Në një nga seritë e “Goop Lab” në Netflix – një program i aktores Gwyneth Paltrow dhe ekipit të Goop ku trajtohen tema që kanë lidhje me mirëqenien – theksohen vlerat e jashtëzakonshme të një diete 5-ditore për të cilën është hulumtuar për më shumë se dy dekada dhe vetë Gwyneth e ka provuar. Emra të tjerë të njohur, si Jennifer Aniston, Kate Hudson apo Eva Longoria, gjithashtu ia kanë besuar shëndetin herë pas here kësaj diete. Lori dhe Sara Hoxha, Arbana Osmani, Armina Mevlani, Fjodora Fjora, Viola Spiro, Julka Gramo, Marcela Lati etj., kanë patur kuriozitetin ta provojnë dhe kanë folur haptas për vlerat e saj. Bëhet fjalë për ProLon, cilën do ta trajtojmë më konkretisht në vijim.
Çfarë është ProLon?
Dieta ProLon Fasting Mimicking Diet është një program ushqimi 5-ditor që në thelb imiton agjërimin. Me fjalë të tjera, programi e bën trupin të kalojë në një fazë agjërimi dhe i lejon qelizat të marrin përfitimet e argjërimit, por ndërkohë ju hani një sasi të kufizuar ushqimi. ProLon është 100% me bazë bimore, pa gluten, pa laktozë, pa OMGJ dhe pa përbërës artificialë.
Kush e krijoi?
ProLon u krijua pas studimeve 20-vjeçare të Profesor Valter Longo, drejtor i Institutit të Jetëgjatësisë në Universitetin e Kalifornisë Jugore. Partnerë hulumtues për dietën përfshijnë organizata dhe qendra të vlerësuara, si Klinika Mayo dhe Qendra e Kancerit Andersen. Në vitin 2018, TIME e konsideroi Profesor Longo-n si një nga 50 njerëzit më me influencë në fushën e shëndetësisë.
Cilat janë disa nga përfitimet?
Pas shumë vitesh, Profesor Longo krijoi një program të patentuar anti-aging dhe për ndikimin që ka në jetëgjatësi, i cili është i thjeshtë për t’u mbajtur dhe ka shumë përfitime nga ç’mund të imagjinoni. Duke qenë se merrni një sasi ushqimi, nuk keni asnjë rrezik që mund të lidhet me agjërimin ekstrem, që përfshin si për shembull ulje të sheqerit në gjak, ulje të funksionit imunitar, lodhje apo produktivitet të ulët.